Një 39-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasi gjatë kontrollit policor rezultoi se drejtonte motoçikletën nën ndikimin e alkoolit.
Policia konstatoi se ai kishte 1,52 promilë alkool në gjak dhe u largua menjëherë nga komunikacioni. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.