Tetovasot raporton se SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj R.M. (30) nga Kumanova, nën dyshimin për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogës.
Sipas policisë, gjatë një kontrolli të kryer më 18 mars 2026 në automjetin që ai drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar amfetaminë dhe marihuanë.
Tetovasot mëson se ndaj të dyshuarit do të zhvillohet procedurë penale për veprat që lidhen me narkotikët.