
Më 19.08.2026, rreth orës 13:50, në rrugën „Draçevska“ në Shkup, policia ka privuar nga liria L.R. (26) nga Shkupi, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale sipas nenit 396 të Kodit Penal.
Sipas SPB Shkup, ai është kapur në oborrin e një objekti hotelierik në momentin kur nga objekti po dilnin mysafirë, duke gjuajtur disa plumba në ajër nga një automjet në lëvizje. Pistoleta i është konfiskuar, ndërsa personi është arrestuar dhe mbajtur në stacion policor.
Pas përfundimit të dokumentimit të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.