Tre persona nga Kumanova janë privuar nga liria pasi gjatë kontrollit policor të automjetit me të cilin udhëtonin është gjetur dhe sekuestruar një qese me materie pluhurore të bardhë.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 20.08.2026, rreth orës 21:10, në bulevardin „Brigada e 3-të sulmuese e Maqedonisë“ në Kumanovë.
Nëpunës policorë të Njësitit Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim në BSP kanë kryer kontroll dhe verifikim të automjetit të udhëtarëve „Suzuki Swift“ me targa të Kumanovës.
Automjetin e drejtonte L.D. (18), ndërsa bashkudhëtarë ishin M.S. (25) dhe S.D. (19), të tre nga Kumanova. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur një qese me materie pluhurore të bardhë, e cila është sekuestruar.
Personat janë shoqëruar në Stacionin Policor Kumanovë dhe janë mbajtur për procedurë të mëtejshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.Tetovasot