Dy persona janë privuar nga liria në zonën e Çairit në Shkup, pasi gjatë kontrollit policor tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Sipas informacioneve të SPB Shkup, bëhet fjalë për A.M. (18) nga Shkupi dhe L.I. (20) nga Gjermania.
Rasti ka ndodhur më 20.08.2026, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.TS