
Tetovasot – Një 32-vjeçar është arrestuar në Tetovë pasi, sipas policisë, ka penguar kryerjen e detyrës zyrtare.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jane Sandanski”, ku A.I. (32) është sjellë në mënyrë agresive dhe nuk ka respektuar urdhrat e policëve.
Tetovasot mëson se ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse pas përfundimit të procedurës.