Kandidati i BDI-së për Komunën e Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka përcjellë një mesazh për qytetarët, duke theksuar nevojën për energji të re, më shumë afërsi mes njerëzve dhe një qasje të re për zhvillimin e komunës.
Jahiji shprehet se për Bërvenicën po hapet një kapitull i ri, me fokus te puna konkrete dhe zhvillimet që, sipas tij, do të sjellin më shumë të mira për çdo vendbanim të komunës.
“Bërvenica ka nevojë për energji të re, për më shumë afërsi mes njerëzve dhe për një frymë që na çon përpara”, shkruan Jahiji.
Ai thekson se në periudhën në vijim do të prezantohen iniciativa dhe punë konkrete që synojnë të ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve.
“Le ta shohim të ardhmen me besim dhe të përqendrohemi tek ajo që na bashkon. Bërvenica është e të gjithëve. E ardhmja e saj është përgjegjësi e përbashkët!”, përfundon Jahiji./TS