Arbër Ademi: Skandal i ri në Tabanoc, vazhdon diskriminimi i gjuhës shqipe





Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar për atë që e cilëson si një skandal të ri në pikën kufitare Tabanoc, duke akuzuar institucionet për shkelje të të drejtave gjuhësore informon Tetovasot.

Në një postim në rrjetet sociale, Ademi ka publikuar një fotografi, duke e shoqëruar me mesazhin: “Skandal i ri në Tabanoc. Krim i ri gjuhësor. Fotografia sapo është dërguar!”

Megjithëse nuk ka dhënë detaje shtesë mbi rastin, reagimi i tij lë të kuptohet se bëhet fjalë për një shkelje që lidhet me përdorimin e gjuhës shqipe në pikën kufitare Tabanoc.

Rasti pritet të ngjallë reagime, ndërsa mbetet të shihet nëse institucionet kompetente do të japin sqarime lidhur me pretendimet e ngritura.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo