Arben Taravari: 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit – a ka ardhur koha për një Marrëveshje të Re?





Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka komentuar 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e saj dhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Taravari e cilëson Marrëveshjen e Ohrit si një nga marrëveshjet më të rëndësishme dhe më të diskutuara në historinë e vendit, duke theksuar se ajo për shqiptarët përfaqësonte një hap të madh drejt lirisë dhe barazisë.

Ai shtron pyetjen nëse marrëveshja është zbatuar tërësisht dhe nëse ajo është e mjaftueshme për realitetin e sotëm.

“Si është e mundur që edhe pse plot një çerek shekulli pas firmosjes së saj, shqiptarët janë ende të papërfillur e të nëpërkëmbur në shumë raste?”, shprehet Taravari.

Sipas tij, këto çështje mund të kërkojnë një qasje të re politike dhe një marrëveshje të re për të ardhmen e vendit, me theks të veçantë te raportet dhe bashkëpunimi mes shqiptarëve.

“Këto janë pyetje që ndoshta kërkojnë një Marrëveshje të Re, për një të ardhme më të mirë për shtetin tonë, kësaj here sidomos midis shqiptarëve”, përfundon Taravari./TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo