Alarm në një institucion shëndetësor në Karposh, punonjësi i Ndihmës së Shpejtë dyshohet se kërcënoi stafin me mjet të mprehtë





Një incident serioz është regjistruar në një institucion shëndetësor në zonën e Karposhit në Shkup, raporton Tetovasot.

Sipas denoncimit të bërë në polici, më 9 gusht rreth orës 16:50, F.S., i punësuar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore, është sjellë në mënyrë agresive dhe me një mjet të mprehtë ka kërcënuar personelin mjekësor.

Rasti është raportuar në SPB Shkup në orën 19:30, ndërsa policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo