Alarm në Greqi! Zjarri i afrohet bazës detare, raportohen shpërthime





Një zjarr i fuqishëm shpërtheu mesditën e së martës në një zonë me bimësi të ulët në Elliniko të Salaminës, pranë bazës detare, duke vënë në alarm forcat zjarrfikëse greke.

Sipas informacioneve nga terreni, flakët janë përhapur drejt një guroreje ku depozitohen materiale të papërdorshme të Marinës Ushtarake. Në zonë janë raportuar edhe shpërthime, ndërsa autoritetet kanë angazhuar forca të shumta tokësore dhe ajrore për kufizimin e frontit të zjarrit.

Në operacion marrin pjesë 80 zjarrfikës, tri grupe këmbësore të njësisë së posaçme EMODE dhe 25 automjete. Nga ajri ndërhyjnë tri avionë dhe tri helikopterë, ndërsa operacioni mbështetet edhe nga autobotët e pushtetit vendor.

Pak pas orës 17:00, banorët e zonave Ano Vasilika dhe Nea Salamina, e njohur edhe si Bizani, morën një mesazh emergjence nga numri 112. Autoritetet u kërkuan të largoheshin menjëherë nga banesat dhe të drejtoheshin drejt bregdetit Karaiskaki. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo