Aksident i rëndë në Gostivar: BMW-ja përplas biçiklistin, 43-vjeçari përfundon me lëndime të rënda





Tetovasot – Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Gostivar.

Në lagjen “Pitarnica”, një automjet “BMW” me targa austriake, i drejtuar nga H.D. (32) nga Forina, ka goditur një biçikletë të drejtuar nga I.R. (43) nga Gostivari.

Si pasojë, biçiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Urgjente në Gostivar.

Tetovasot mëson se policia ka kryer ekspertizën në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo