AKI-Kumanovë: Kur do të reagojë institucionet për provokimin: “Kosova është Serbi”?





Reagimi i AKI, Kumanovë: Kur do të reagojnë institucionet?

Vetëm pak ditë më parë, në fshatin Umindoll u shfaqën parulla me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Asnjë reagim serioz nga institucionet. Asnjë përgjegjësi e kërkuar. Asnjë mesazh i qartë se provokimet e tilla nuk kanë vend në Kumanovë.

Dhe ja, mbrëmë e njëjta gjë përsëritet në fshatin Lubodrag, në rrugën kryesore. Një veprim i papranueshëm që ka shqetësuar edhe qytetarë të rastit, të cilët po kalonin nëpër këtë rrugë për çështje familjare.

Ku janë zyrtarët e policisë? Pse nuk po ndërmerren masa konkrete për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve?

Ku është kryetari i Komunës? Heshtja e tij nuk është më thjesht mungesë reagimi. Heshtja përballë këtyre provokimeve krijon përshtypjen se autorët mund të veprojnë pa pasoja dhe mund t’i motivojë ata që të përsërisin akte të tilla.

Kumanova nuk ka nevojë për provokime nacionaliste. Ka nevojë për rend, përgjegjësi institucionale dhe respekt ndërmjet qytetarëve.

U bëjmë thirrje organeve kompetente që të veprojnë menjëherë, t’i identifikojnë autorët dhe t’i nxjerrin para drejtësisë. Nuk mund të lejojmë që disa individë, për interesa të ulëta politike apo nacionaliste, të cenojnë qetësinë publike dhe marrëdhëniet ndërmjet qytetarëve.

Heshtja duhet të marrë fund. Kumanova meriton siguri, përgjegjësi dhe respekt.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo