Agron Memedi dhe Diamant Kadriolli i bashkohen stafit teknik





Kuqezinjtë kompletojnë stafin teknik që drejtohet nga kryetrajneri Artim Pollozhani. Memedi dhe Kadriolli janë anëtarë të ri të stafit kuqezi.

KF Shkëndija ka kompletuar stafin teknik të ekipit të parë, me Agron Memedin dhe Diamant Kadriollin që i bashkohen ekipit të drejtuar nga kryetrajneri Artim Pollozhani.

Memedi dhe Kadriolli do të jenë pjesë e stafit ku aktualisht bëjnë pjesë edhe Kushtrim Voka dhe trajneri kondicional Saimir Fetai.

Plotësimi i stafit teknik vjen pas rikthimit të Bekim Osmanit në Shkollën e Futbollit të Shkëndijes, ndërsa trajneri i portierëve Seladin Mustafi vijon angazhimin e tij profesional jashtë vendit. Në bashkëpunim me kryetrajnerin Pollozhani, klubi ka vendosur që stafi teknik të kompletohet me dy profile me përvojë.

Agron Memedi, ish-futbollist i Shkëndijes dhe ish-bashkëlojtar i Artim Pollozhanit, ishte pjesë e shkollës së klubit, tani ngritet në pozicion në klub në një rol të ri, si pjesë e stafit teknik të ekipit të parë.

Ndërkohë, Diamant Kadriolli vjen nga Kosova. Ish-portieri ka ndërtuar tashmë përvojë si trajner i portierëve, duke qenë i angazhuar në disa klube, dhe tashmë i bashkohet stafit teknik të kuqezinjve.

Klubi u uron mirëseardhje dy anëtarëve të rinj të stafit dhe beson në një bashkëpunim të suksesshëm në vazhdim të sezonit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo