Bëhet fjalë për një shkollë që përgatit kuadrot e ardhshme të policisë dhe ku të diplomuarve u garantohet punësim në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kjo do të thotë se përbërja e sotme e kësaj shkolle do të reflektohet drejtpërdrejt në përbërjen e policisë në vitet e ardhshme.
Për më tepër, mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase.
Ku është VLEN-i përballë këtij diskriminimi flagrant? Ku janë funksionarët shqiptarë në Qeveri dhe MPB? Si mund të heshtin kur shqiptarët përfaqësohen me më pak se 3 për qind në një institucion kaq të rëndësishëm për sigurinë e shtetit?
Pas gjithë premtimeve për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, rezultati është 310 të pranuar dhe vetëm 9 shqiptarë.
Kërkojmë transparencë të plotë për konkursin, numrin e kandidatëve shqiptarë që kanë aplikuar, mënyrën e vlerësimit dhe arsyet që kanë sjellë deri te një rezultat kaq skandaloz.
VLEN duhet t’u japë përgjigje shqiptarëve, jo arsyetime.
310 të pranuar. Vetëm 9 shqiptarë. Ky është rezultati i tyre në Qeveri.