52 centimetra i gjatë, ky është speci djegës që theu rekordin botëror





Kopshtari zviceran Jürg Wiesli ka thyer për herë të tretë rekordin botëror Guinness për specin djegës më të gjatë.

Speci i kultivuar prej tij ka arritur një gjatësi prej 52.3 centimetrash, duke ia sjellë Wieslit një tjetër rekord.

Ai e vendosi rekordin për herë të parë në vitin 2017, kur kultivoi një spec rreth 45 centimetra të gjatë.

Vetëm një vit më vonë, Wiesli e përmirësoi rezultatin me një spec tjetër që arriti gjatësinë prej afro 48 centimetrash. Rekordi i fundit prej 52.3 centimetrash shënon arritjen e tij më të madhe deri më tani

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo