Më 29 gusht 2026, në ora 23:10, zyrtarët policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria 32-vjeçarin S.K. nga Shkupi.
Ai është arrestuar pas një denoncimi të bërë nga babai i tij 68-vjeçar, sipas të cilit, rreth orës 22:30, në shtëpinë familjare, S.K. me një objekt metalik ka sulmuar fizikisht vëllain dhe motrën e tij të mitur.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj S.K. do të ngritet kallëzim përkatës.