30-vjeçarja nga Shkupi voziste pa patentë, policia ia konfiskon “Audi”-n





Shkup – Një 30-vjeçare nga Shkupi është arrestuar pasi drejtonte automjetin pa fituar të drejtën për drejtim.

Policia e ndaloi automjetin “Audi” në rrugën “Gornovranovska”, ndërsa pas verifikimeve u konstatua se drejtuesja nuk posedonte patentë shoferi.

Automjeti u konfiskua, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim penal.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo