
Policia ka arrestuar M.B. (24) nga Prelubishti pasi u përfshi në një aksident komunikacioni në rrugën Shemshovë–Prelubisht. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai drejtonte automjetin BMW pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar, ndërsa ndaj tij do të ngrihen procedura për drejtim të papërgjegjshëm të mjetit motorik. Tetovasot.