BEROVË – Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën lokale Berovë–Abllanicë.
Tetovasot raporton se aksidenti ndodhi mes një motoçiklete “Hamachi”, pa targa regjistrimi, të drejtuar nga i mituri dhe një veture BMW me targa britanike, të drejtuar nga I.S. (47) nga Shkupi.
I mituri u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa policia ka kryer këqyrjen.