16-vjeçari kapet me marihuanë në Tetovë, arrestohet nga policia





Tetovë – Një 16-vjeçar nga Tetova është privuar nga liria pasi gjatë kontrollit policor tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Ngjarja ka ndodhur më 12 gusht rreth orës 21:50 në rrugën “153” në Tetovë.

Sipas policisë, zyrtarët kanë kryer kontroll ndaj të miturit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar marihuana.

16-vjeçari është ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse, njoftoi policia.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo