Zejnullah Gashi votohet për Kryeprokuror, propozimi do t’i shkojë Albulena Haxhiut per dekretim





Këshilli Prokurorial i Kosovës ka përfunduar procesin e votimit për përzgjedhjen e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit.

Në votim, Zejnullah Gashi ka marrë 5 vota, ndërsa Rafet Halimi 1 votë.

Me pesë vota, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nominuar Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit.

Në mbledhjen e Këshillit është paraqitur raporti final i panelit vlerësues për konkursin, i cili ka rekomanduar pesë kandidatët që kanë përmbushur kriteret dhe kanë marrë pikët e nevojshme.

Anëtarët e Këshillit kanë zhvilluar votimin e fshehtë për kandidatin që do të nominohet për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Anëtari Milot Krasniqi ka njoftuar se do të abstenojë nga votimi, për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me këtë proces.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo