Xhulian Shabani u zgjodh zv.drejtor i përgjithshëm i RTVM





Këshilli Programor i Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTVM) ka përzgjedhur sot Xhulian Shabanin për pozitën e zëvendësdrejtorit të Servisit Publik Radiotelevizioni i Maqedonisë.

Shabani është një emër i njohur në fushën e medias dhe marketingut në rajon, me përvojë të gjatë në prodhimin televiziv, industrinë mediatike dhe realizimin e projekteve filmike.

I lindur në Kumanovë dhe me vendbanim në Shkup, ai gjatë karrierës së tij ka qenë i angazhuar në një sërë iniciativash mediatike dhe kreative.

Përzgjedhja e kandidaturës vjen pas procedurës së zhvilluar nga Këshilli Programor i RTVM-së për plotësimin e pozitës së zv.drejtorit pasi muaj më parë drejtor u zgjodh Zoran Ristovski

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo