Shefi i OKB-së mbërrin në kryeqytetin sirian në vizitën e parë që nga viti 2009





Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka mbërritur në kryeqytetin sirian Damask, në vizitën e parë të një shefi të OKB-së në Siri që nga viti 2009, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sipas Agjencisë Siriane të Lajmeve (SANA), ministri i Punëve të Jashtme i Sirisë, Asaad al-Shaibani, priti Guterresin dhe delegacionin shoqërues të OKB-së në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut.

Kjo është vizita e parë e një sekretari të përgjithshëm të OKB-së në Damask që kur ish-shefi i organizatës, Ban Ki-moon, vizitoi kryeqytetin sirian në vitin 2009.

Programi i Guterresit përfshin bisedime zyrtare me presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa dhe ministrin al-Shaibani, si dhe takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve lokale.

Vizita përfshin gjithashtu një inspektim në terren të Forcës Vëzhguese të OKB-së për Shkëputjen e Forcave (UNDOF), e cila është e dislokuar në Lartësitë e Golanit sirian të pushtuara, në kuadër të përpjekjeve për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo