Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve





Kryeministri, Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet në Ankara, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, bashkëshorteve dhe qeverive të vendeve aleate. Mësohet se Rama do të jetë i i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama si dhe delegacioni shqiptar.

Gjatë zhvillimit të Samitit, Rama do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe do të marrë pjesë në sesionin e punimeve me liderët shteteve aleate.

Të mërkurën, Rama do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë Samit rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë si një aleate aktive dhe e besueshme në NATO, si edhe kontributin e saj në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo