Më 12.07.2026 rreth orës 23:00 në Shkup, në territorin e SP Bit Pazar, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria B.Xh. (31) nga Shkupi, për shkak se, sipas denoncimit, me thikë i ka shkaktuar plagë nga shpimi babait të tij E.L. (52) nga Shkupi. Sipas denoncimit, më 12.07.2026 rreth orës 22:35 në shtëpinë familjare, E.L., i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit, e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 54-vjeçare (nënën e B.Xh.), pas çka B.Xh. i ka shkaktuar plagë nga shpimi babait të tij. Pas marrjes së masave, nëpunësit policorë e privuan nga liria B.Xh., ndërsa gruaja 54-vjeçare u transferua në spitalin “Shën Naum Ohridski” për dhënien e ndihmës. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i E.L. është dorëzuar për autopsi dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës