Politika është bërë profesioni më i dëshirueshëm dhe çfarë është e rëndësishme , profesioni më i paguar në Kosovë !
yetja është e justifikuar nëse politika është biznesi më fitimprurës në vend dhe pse gara për pozicione drejtuese është bërë tërheqëse.Secili do të donte të ishte udhëheqës, ose të paktën të përpiqej të luftonte për pushtet.Kjo sigurisht së nuk ka të bëjë fare më demokracinë dhe pluralizmin politik, kjo ka të bëjë më autokracinë…
Skënder MULLIQI
Disa radhë kësaj here për profesionin e politikës, që ëshë bërë temë që nuk ka mundësi ti ikësh.Kosova si vend i vogël që është mund të themi se mbanë rekordë për sa i përket numrit të partive politike.Në regjistrin e KQZ-së figurojnë gjithsej 53 parti politike nese nuk gaboj të regjistruara në Republikën e Kosovës. Në skenën tonë politike përfshihen si subjektet e mëdha tradicionale ashtu edhe parti të ndryshme që përfaqësojnë edhe komunitetet pakicë. Pyetja është e justifikuar nëse politika është biznesi më fitimprurës në vend dhe pse gara për pozicione drejtuese është bërë tërheqëse.Secili do të donte të ishte udhëheqës, ose të paktën të përpiqej të luftonte për pushtet.Kjo sigurisht së nuk ka të bëjë fare më demokracinë dhe pluralizmin politik, kjo ka të bëjë më autokracinë.Prej kohësh politika është bërë profesioni më I dëshirueshëm dhe çfarë është e rëndësishme , profesioni më i paguar në Kosovë! Kjo i ngjanë thënjës “një herë ambasador, apo një herë president , ministër apo kryeministër-gjithmonë president, kryeminister apo ndonjë pozitë e lartë tjetër pushtetare”.Ne jemi dëshmitarë së shumica e njerëzve të politikës të pas luftës janë bërë milionerë.Atyre nuk po ju “dalin” pagat e tyre , por edhe po keqëpërdorin pozitën e tyre shoqërore dhe politike , duke vjedhur taksapaguesit në forma të ndryshme , duke filluar nga format korruptive e forma të tjera të krimit të organizuar.Një logjikë të tillë kaq të mbrapshtë profitereske e zhvatëse pak kush e ka pritur atëherë kur arritem më luftë të formojmë shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan! Kjo sigurishtë nuk ishte dashur ti falet askujt që ka abuzuar më të mirat materjale të popullit duke u bërë milioner.Për çdo gabim më pahirë e më shumë më kast ekzisitojnë dënimet nga ligjet në fuqi.Kolltukët politik janë bërë më të rëndësishem se çdo gjë tjeter, madje më të rëndësishme se interesi i shtetit. Madje sikur ekziston një atmosferë e imponuar se në vendin tonë nuk ka jetë pa politikë.Këta njerëz të politikës plotë gojën e kan demokraci, e vetë janë bërë varrmihësit e demokracisë dhe lirisë.Edhe logjika e mbajtjës së zgjedhjeve ka të bëjë më logjikën e ardhjës më çdo kusht në pushtet për përfitime përsonale .Kjo logjikë e sëmuar nuk po ka të ndaluar dhe po përseritet në çdo cikël zgjedhor, që nuk ka të bëjë fare me pjesmarrjen në procesin demokratik zgjedhor. Është shumë më e lehtë për partitë politike të mbijetojnë sepse ato financohen me para publike, dhe është gjithashtu më e lehtë t’i themelosh ato , të cilat po gllabërojnë më miliona euro nga buxheti i shtetit . Politika është një profesion fisnik për njerëz fisnik, e nuk është profesion për hajna dhe matrapazë të ndryshem .Me njerëz të tillë të korruptuar nuk ka përparim, nuk ka zhvillim dhe nuk ka as mirëqenje për qytetarë.Individë dhe grupe të ndryshme të interesit , janë duke e shkallmuar Kosovën dhe të ardhmën e saj. Deri kur se …!