Parashikimet meteorologjike, të cilat paralajmërojnë temperatura të ardhshme mbi 40°C në vend…
Parashikimet meteorologjike, të cilat paralajmërojnë temperatura të ardhshme mbi 40°C në vend, mobilizojnë shtesë shërbimet kundër zjarrit dhe institucionet. 40 drejtues dhe operatorë me automjete speciale të ritrajnuara BTR-80 dhe Pinzgauer, shfaqën karakteristikat e tyre manovruese dhe mundësitë e Drejtorisë për Mbrotje dhe Shpëtim.
“2.000 deri në 3.000 persona do të përbëjnë një ekip zjarri të Drejtoria. Ata janë të destinuar të ndihmojnë aty ku është më kritike. Këtë pranverë Drejtoria kreu prokurimin e 1.000 çantave të pompave të ujit më moderne, pra çantave të ujit me pompa të jashtëzakonisht të fuqishme, të cilat janë shpërndarë në të gjitha njësitë territoriale kundër zjarrit.”, – deklaroi drejtori i DMSh-së, Stojanço Angellov.
Situata është alarmante. Vegjetacioni i harlisur që po thahet është një parakusht me rrezik për zjarr, kështu që njeriu i parë i DMSh-së, Angellov, u dërgon apel për përgjegjësi qytetarëve: “Mos hidhni bishta cigaresh, madje as atëherë kur mendoni se janë fikur!”.
“Persona që mbajnë lëngje në shishe, persona që mbajnë bakla, flakëhedhës ose fishekzjarre të mëdha, persona që në mal ose në hapësirë të hapur ku nuk ka automjete mbajnë goma automjetesh, raportojini menjëherë në polici, në shërbimin e zjarrfikësve ose në numrin 112!”, – theksoi drejtori i DMSh-së, Stojanço Angellov.
Zjarrfikësit vullnetarë do të përfshihen gjithashtu në fikjen e zjarreve pyjore në koordinim me profesionistët, thotë Angellov. Vetëm në dy javët e fundit, zjarret që po tërbohen në Evropë dhe në Ballkan kanë shkatërruar pothuajse 200.000 hektarë pyje, ndërsa ka pasur edhe 5 jetë njerëzish të humbura.