Nga 11 deri në 36 gradë, moti i nxehtë vazhdon edhe sot





Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri 36 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 35 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Nga e mërkura në orët e pasdites do të ketë kushte për dukuri lokale të destabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo