Nën kamxhikun e despotit!





A meritojnë “maqedonsat” barazi në državën e Severnistanit, kjo është pyetja që shtrohet natyrshëm?

Kur gjithandej nëpër rrugët dhe sheshet e qyteteve me shumicë shqiptare janë mbushur me emra të komunizmit jugosllav, “maqedonsave” nuk i pengon ky realitet i hidhur, por vazhdojnë të krenohen me flamuj kombëtar vetëm në ditën e flamurit edhe atëherë kur na e shqyejnë dhe e flakin për tokë, injoranca jonë e ka mendjen të hajë një çorbë te “Centari” se për të tjerat le të bëhet qameti.

Përderisa despoti Micko vazhdon ta mohoj gjuhën shqipe dhe ministri i tij serbomadh Stoilković ofendon deputeten shqiptare, qeramanët vredistë votuan për ministër përfaqesuesin e Listës Serbe për Severnistanin Stoilković si ministër þë pushtetit lokal.

Nga njëra anë qyllashët e VREDI-t thone se jemi me Albini ne anën tjetër votojnë dorën e zgjatur të Vučkos për ministër në qeverinë e kooalicionit!

Kur despoti Micko i heq mbishkrimet shqip nëpër institucionet e vendit injoranca jonë e mësuar si nën sistemin titist nuk reagon dhe pajtohet me skllavërinë e re, sepse nuk duhet kundërshtuar se prishet država, pastaj vaj halli për ne pa državë!
Sindroma e Stoholmit duket sikur e ka kapluar injorancën tonë të Severnistanit dhe në vend të kundërshtimit ndaj padrejtësive të pushtetit maqedon ajo ka filluar te ndjej simpati për dhunuesit e saj!

Me këtë klasë politike dhe me këtë injorancë që kemi sot shqiptarët si popull nuk meritojnë trajtim tjetër!

“Lirinë e meriton ai që shkon çdo ditë në luftë për të”!
Ndaj, në emër të pusht-shtetit, vuani o delet e perëndisë!

Medai Shaholli

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo