Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, herë pas here e fortë, nga drejtimi veriperëndimore përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 30 deri në 35 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë 33 gradë.
Sipas njoftimeve nga Drejtoria për Hidrometeorologjike (DPHM), vijon një periudhë moti stabil, me diell dhe të ngrohtë me vranësira të lehta lokale dhe rritje të temperaturave.