Misioni i pamundur i një serbomadhi!

Siç bëjnë të ditur media në gjuhën shqipe se dje në Kuvendin e Severnistanit, lideri i Listës Serbe për Severnistanin çetniku i vockël Ivan Stoilkoviq, vetëm pak kohë se të rizgjidhet ministër i pushtetit lokal, nxorri gjithë helmin e shovinizmit serbomadh gjatë pauzës se seancës parlamentare duke ofenduar deputeten e opozitës Arbana Pasholli, si femër dhe si shqiptare.

Ndërsa pas këtij ofendimi deputetët e opozitës shqiptare e përzënë nga klubi i deputetëve këtë misionar të Vuçkos që për mision ka denigrimin dhe poshtërimin e shqiptarëve, ku qullashët e VREDI-t nuk patën guxim ta kundërshtojnë çetnikun e vockël Stoilković për gjuhën ofenduese ndaj deputetes Pasholli, por as propozimin e kryekomitit Micko për ta emëruar ministër të pushtetit lokal këtë përfaqësues të botës serbe në qeverinë e koalicionit.

Tani e tutje misioni pamundur i serbomadhit Stoilković do të shtrihet nëpër komunat me shumicë shqiptare që nga Struga në Saraj, duke sjellur botën serbe gjithandej me urdhër të kryekomitit Micko.

Kësisoj, vredistët që përcollën ofendimin e serbomadhit Stoilković ndaj deputetes shqiptare Palloshi, nuk u nxin as nuk u skuqën nga turpi për faktin se u ofendua një shqiptare aq më tepër nje femër, ku ata nuk e prishën terezinë por përkundrazi, patën guximin dhe kurajon ta votojnë si ministër të pushtetit lokal një serbomadh, si dorë e zgjatur e Vočkos dhe e Beogradit.

Nëse vredistëve u ka mbetur një pikë dinjiteti njerëzor dhe kombëtar, ata duhet ta lëshojnë bordellon qeveritare, e cila me kryekomitin Micko dhe botën serbe kanë nisur tashmë prej dy vitesh fushatën antishqiptare të përdhosjes së gjuhës shqipe dhe identitetit tonë kombëtar.

Por, që VREDI ta lëshoj qeverinë duhet t’i thërrasin arsyes se nuk mund të qëndrojnë në një kooalicion me serbomëdhenj që fyen shqiptarët aq me tepër një femër!
Por kjo është VREDI e katranëve, që e kapërdinë turpin me bukë pa u shqetësuar për të ardhmen dhe identitetin tonë kombëtar para interesave të pushtetit që nuk i llogarit ata si partnerë, por si shfalerka te bordellos qeveritare.

Medai Shaholli

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo