Mickoski: Në Dellçevë 16 projekte po realizohen dhe pavarësisht sfidave, pres që deri në fund të mandatit të zhbllokohet edhe llogaria e komunës
Siç mund ta shihni, në Dellçevë po ndërtohet, ashtu siç po ndërtohet në më shumë se 1.200 lokacione në mbarë Maqedoninë. Dhjetëra projekte po realizohen në këtë komunë dhe shfrytëzoj këtë rast t’i uroj kryetarit të komunës për punën e tij të përkushtuar, duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet vetë komuna.
Ju përmendët disa prej tyre, siç është, për shembull, llogaria e bllokuar e komunës, por edhe në këtë aspekt gjërat nuk po qëndrojnë në vend, edhe këtu ka lëvizje në drejtim pozitiv.
Pres që gjatë këtij mandati kjo llogari të zhbllokohet, në mënyrë që komuna të mund të funksionojë normalisht. Dua të falënderoj edhe këshilltarët e Këshillit Komunal, të cilët e mbështesin punën e kryetarit të komunës, si dhe administratës. Të gjithë ata kanë meritën që ky mozaik të jetë ndryshe, përkatësisht që këtu të ndërtohet dhe të realizohen projekte në interes të qytetarëve.
Ne, si Qeveri, mbetemi të përkushtuar për të mbështetur komunat dhe përmes tyre, qytetarët, sepse krerët e komunave janë ata që janë në vijën e parë së bashku me qytetarët. Natyrisht, kur shumë gjëra kanë mbetur në vend për dekada të tëra, ato nuk mund të ndryshohen brenda natës, por është mirë kur ecet prioritet pas prioriteti. Siç dëgjuat edhe ju, aktualisht komuna po realizon 16 projekte përmes rishpërndarjes së mjeteve financiare nga Qeveria për komunat, ndërsa projektet e tjera do të realizohen nga burimi i saj dhe nga buxheti i saj.
Kështu që, unë jam i kënaqur, kësaj do t’i shtoja edhe rrugën eksprese, për të cilën më në fund u shpall edhe tenderi për përgatitjen e zgjidhjes projektuese, përkatësisht fizibiliti studimin për aksin Koçan–Vinicë–Dellçevë, kështu që në përgjithësi, pres që gjendja të vazhdojë të përmirësohet edhe në periudhën që vjen. Unë mund të them vetëm se, si Qeveri, do të vazhdojmë t’i mbështesim komunat.
Edhe një herë, falënderim i madh dhe e përgëzoj kryetarin e komunës për punën e përkushtuar dhe të fokusuar që po bën për qytetarët e Dellçevës”.