Kur udhëheqesit e shtetit , duan të jenë më të mëdhenj se institucionet dhe njerëzit që ua kan dhënë besimin!?





Kur mbretëron arroganca, kur njerëzit kujdesen më shumë për veten sesa për ata që iu kan dhënë besimin më I përfaqësuar , në shoqëri lind një boshllëk nga i cili dalin paligjshmëria dhe devijimet morale , të cilat janë gjithmonë në kundërshtim me të mirën e përbashkët , dhe pasojat i ndjejnë brezat që vijnë…

Skwnder MULLIQI

Sigurisht së shumë kujt i intereson pozicionet e njerëzve në parti politike e në pushtet.Ndikimi I këtyre njerëzve në një shtet është I madh .Dihet së nga burrshtetasit e e shteteve të mëdha mvaret e ardhmja e botës.Historitë e vërteta janë ato të jetës dhe se dhe së politikanët nuk ban të jenë më të mëdhenj se ajo që i portretizojnë.Njerëzit më autoritet në politikë mund të zhbllokojnë gjerat që ndodhin në jetën shoqërore politike , ndërkombëtare , vendase dhe në nivel botëror.Problemi nuk është se një president i një shteti ose qeverie është dijetar dhe patriot i madh, por është fatale nëse ai dëshiron të jetë më I madh se populli që e ka zgjedhur , ose shteti që përfaqëson.Kjo ne skënën politike të Kosovës të pas luftës edhe ndodhi.Ndodhi që njerëzit e vegjël të politikës të ngriten shpesh mbi ligjet dhe mbi shtetin.Kjo na kushtoj më zhvilllim dhe mos funksionim sa duhet të shtetit ligjor.Na kushtoi edhe në planin ndërkombëtar , se shumw dështuam para botës demokratike .Të marrim p.sh, që presidentet e shteteve vendimarrëse sot në botë do të ishin më të mëdhenj se shtetet e tyre …kjo do të ishte plotësisht irracionale dhe madje shkatërruese sepse , për të filluar, asnjë qenie njerëzore nuk mund të kapërcejë vdekshmerinë e tij.Pyetja është se deri në çfarë mase udhëheqesit tanë të shtetit , qeverisë, ministrave , partive … duan të jenë më të mëdhenj se institucionet dhe njerëzit që ua kan dhënë besimin.E kemi shëmbullin e kuvendarëve tanë të cilët gadi për dy vite vepruan jashtë ligjit dhe jashtë interesave të qytetarëve, duke prodhuar krizë përmanente politike dhe krizë institucionale , duke apstrahuar dëmet e mëdha ndaj shtetit dhe ndaj atyre që I zgjodhen.Kur mbretëron arroganca, kur njerëzit kujdesen më shumë për veten sesa për ata që iu kan dhënë besimin më I përfaqësuar , në shoqëri lind një boshllëk nga i cili dalin paligjshmëria dhe devijimet morale , të cilat janë gjithmonë në kundërshtim me të mirën e përbashkët , dhe pasojat i ndjejnë brezat që vijnë.Kjo nuk po i brengos shumë njerëzit tanë të politikës, të cilët në fakt pak marrin vesh në politikë.Nga ky prizem edhe duhet shikuar stagnacionet tona politike dhe ekonomike.Shumë prej tyre kan humbur rrugën në shërbimet e tyre, duke vrapuar pas pasurimeve të paligjshme, të cilat kan ndikuar në varfërimin e popullit .Udhëheqësit e popujve të vegjel, bëhën shumë më të rrezikshem dhe të padëshirueshem, së pretendojnë së janë më të mëdhenje së hyjnitë .Nga mendjemadhësia nuk prekin për toke siq thotë një fjalë e popullit…Këta për mos të lëshuar pozitat e larta partiake dhe pushtetare, bëhën shumë të rrezikshem për të ardhmën e shtetit dhe të kombit…

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo