Kosova më shumë mangësi n’futbollin e të rinjëve





Hivzi Ahmeti

Kosova vuan në futbollin e të rinjve jo për mungesë talentesh, por për mungesë të programeve të mirëfillta të punës dhe metodologjisë së zhvillimit.

Talenti është vetëm pika e nisjes. Pa një plan të qartë, pa objektiva sipas moshave dhe pa një metodologji moderne stërvitore, zhvillimi i futbollistit mbetet i rastësishëm.

Çdo akademi dhe shkollë futbolli duhet të ketë:

* Program vjetor dhe mujor të punës.
* Objektiva të qarta për çdo grupmoshë.
* Metodologji të standardizuar të stërvitjes.
* Zhvillim teknik, taktik, fizik, mendor dhe kognitiv.
* Vlerësim të vazhdueshëm të progresit të çdo lojtari.

Kur punon me metodologji, nuk krijon vetëm skuadra më të mira, krijon futbollistë më të mirë.

Mos e harroni:
Metodologjia nuk është luks, por themeli i zhvillimit të futbollit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo