Klekovski: Si ministër i Shëndetësisë prioritet kam qendrën klinike dhe spitalet rajonale





Në sistemin shëndetësor gjatë dy viteve të fundit janë investuar 9 miliardë denarë më shumë, ndërsa pagat në sektorin publik shëndetësor janë rritur me rreth 16 për qind mbi normën e inflacionit. Ish-drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski, që prej sot është Ministër i Shëndetësisë, bëri të ditur se buxheti i Fondit ka arritur në 55,9 miliardë denarë, prej të cilave 4,82 miliardë denarë janë ndarë për barna inovative për trajtimin e sëmundjeve onkologjike dhe të rralla.

“Listën pozitive pas dekadash e rritëm me 3 herë arritëm të merrnim çmime më të ulëta përmes konkurrencës me ilaçet gjenerike dhe treguam se me ndryshime të vogla duke transferuar ilaçet nga përdorimi spitalor në farmaci, mund ta bëjmë jetën më të lehtë për pacientët, po flas për pacientët onkologjikë, por edhe për klinikat onkologjike”, tha Sasho Klekovski.

E si Ministër i Shëndetësisë, Klekovski tha se prioritet do të ketë Qendrën e re klinike në Shkup, si dhe spitalet rajonale.

“Mund ta përsëris fokusin e qeverisë në rajonalizimin e Shtipit, Tetovës, Kërçovës dhe Qendrës Klinike mbeten ndër prioritetet, janë ndër prioritetet e qeverisë dhe sigurisht që do të mbeten prioritet”, deklaroi Sasho Klekovski.

Sa i përket projektit të “finger-printit” për evidencën e punonjësve shëndetësorë Klekovski tha se do të bisedojë me drejtorët për metodologjinë, duke shtuar se evidencat e kohës së punës janë detyrim ligjor.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo