Më 21.07.2026 në orën 09:00 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.K. (40) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”, të kryera në periudhën e kaluar në zonën e Gostivarit. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rasteve kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse, njofton Pa Censurë.