Gjenden municione armësh në varrezën masive në Zubin-Potok





Një sasi municioni është gjetur në lokalitetin ku tash e tri ditë po zhvillohen gërmime, më dyshimin se ekziston varrezë masive që i përket luftës së fundit në Kosovë.

IndeksOnline raporton se në Kalludër të Zubin-Potokut, derisa po kryheshin gërmime, zyrtarët hasën në municion të armëve të gjata.

Ekspertët kanë tërhequr municionin, derisa njësitet përkatëse do të merren me hetimet e nevojshme.

Kujtojmë se të martën nisën gërmimet për lokacionin ky dyshohet të jenë varrosur grupi i njohur si “Intelektualët e Mitrovicës”, me 23 pjesëtarë që u raportuan të zhdukur nga viti 1999.

Lidhur me rastin, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi arrestimin e dy të dyshuarve

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo