“Fitore”- Gjykata liron 19 protestuesit e arrestuar nga Policia, vetëm dy prej tyre në arrest shtëpie! Avokati Matlija: Ndalimet të paligjshme, nuk ka prova! U dhunuan

“Fitore”- Gjykata liron 19 protestuesit e arrestuar nga Policia, vetëm dy prej tyre në arrest shtëpie! Avokati Matlija: Ndalimet të paligjshme, nuk ka prova! U dhunuan

Vetëm dy prej tyre do qëndrojnë në arrest shtëpie dhe të tjerët në detyrim paraqitjeje.

Prokuroria ngriti 5 akuza ndaj tyre, kryesisht kundërshtim ndaj Policisë, shkatërrim prone, prishje qetësie, organizim tubimi të paligjshëm dhe bllokim të mjeteve të transportit.

Avokati Dorian Matlija pas seancës u shpreh:

“Vetëm 19 persona lidheshin me protestën, dy ishin më vete. Dy persona kërkoi arrest me burg, për të tjerët kërkoi detyrim paraqitje. Për personat me mbiemrat Bardhi e Gega u la arrest shtëpie nga burg që u kërkua dhe gjithë të tjerët detyrim paraqitje, kurse për 5 nuk u la masë fare. Disa e kanë një herë në muaj dhe disa dy herë në muaj. Arrestimi u cilësua i ligjshëm, megjithë kundërshtimin tonë, sepse Policia nuk kishte konkretizuar sjelljen e shumë personave, por vetëm për pak persona. Gjykatës iu kërkua që të mos instrumentalizohej e për të mos dhënë mesazh ndaj protestuesve, se nuk kanë pse të kenë frikë dhe të kapën në mënyrë kolektive e të vuajnë 72 orëshi në komisariat. Gjykata e la të padiskutueshme këtë pjesë në lidhje me raportin e policisë”.

Prokuroria fillimisht kërkoi burg për Altin Hilën, protestuesin baba të dy fëmijëve të mitur, po për shkak të rrethanave të veçanta, sepse një nga fëmijët ka probleme shëndetësore, organi i akuzës u tërhoq dhe në fund u la me detyrim paraqitjeje.

Matlija vuri në dukje se në seancë u panë shumë protestues me shenja dhune në trup.

Në fund të seancës, qindra qytetarë që ishin solidarizuar prej 6 orësh para Gjykatës thirrën “Fitore, fitore” apo “Arresto Ballukun”.

Masat u dhanë nga gjyqtari i gatshëm Sokol Mara. Mësohet se ato u dhanë në grup për të gjithë dhe seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Grumbullimi i qindra qytetarëve

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur sot (5 korrik) para Gjykatës Penale të Tiranës, ku u mbajt masa e sigurisë për 21 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit te Kuvendi.

Me parulla dhe thirrje, duke sfiduar edhe temperaturat e larta, ata kërkuan lirimin e të ndaluarve, duke u shprehur se nuk ka prova dhe arrestimet janë të paligjshme. Gjithshtu janë ngritur akuza ndaj Policisë për dhunë.

Mes të arrestuarve ishin:

Alban Nikolli, Elvis Bici, Altin Hila, Arben Lleshaj, Everes Bardhi, Gentian Progni, Besart Kajmi, Aristotel Elezaj, Ardit Ymaj, Niko Qarkaj, Ylli Shima, Durim Bami, Evis Gjoni, Frrok Bardhi, Elvis Bici, Alban Nikolli, Ervin Gega, Orgito Kaba, Iljon Shala, Kujtim Përvataj, Rezart Pirani, Admir Tërshalla, Romario Dushi.

Çfarë ndodhi në seancë

Një prej protestuesve, Niko Qarkaj, nuk u ndje mirë dhe mori ndihmën e parë, teksa vuan nga epilepsia.

Prokuroria kërkoi 3 masa arresti me burg fillimisht dhe më pas ndryshoi qëndrim për një prej tyre. Për të tjerët u kërkua detyrim paraqitjej

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo