E pabesueshme në mes të verës në Maqedoninë e Veriut! Bora zbardh Pelisterin, temperaturat bien me 14°C brenda vetëm 24 orëve





Sot në malin Baba, në majën e Pelisterit (2.601 metra mbi nivelin e detit), ka rënë borë, njoftuan nga Institucioni Publik Parku Kombëtar “Pelister”.

Sipas parkut, moti i paqëndrueshëm dhe temperaturat e ulëta e shndërruan shiun në borë, duke dëshmuar edhe një herë se Pelisteri, i njohur si mbreti i maleve në Maqedoni, mbetet i paparashikueshëm dhe i fuqishëm.

Fotografia është realizuar nga punonjësit e pikës së Radiodifuzionit Kombëtar në majën e Pelisterit, bëjnë të ditur nga Parku Kombëtar “Pelister” në Manastir.

Ndërkaq, në Manastir dje në orën 17:00 u matën 26 gradë Celsius, ndërsa sot në të njëjtën orë temperatura ishte vetëm 12 gradë Celsius dhe vazhdon të jetë në rënie.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo