“Do t’ju vras të gjithëve”, vëllai i viktimës në Roskovec: Refit Buzi na kërcënonte prej kohësh, krimi ishte i paralajmëruar





Të afërmit e 58-vjeçarit Kosta Plaka, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht të Roskovecit, thonë se krimi ishte paralajmëruar prej kohësh.

Vëllai i viktimës rrëfen se autori i dyshuar, Refit Buzi, kërcënonte vazhdimisht familjen, ndërsa thotë se ai ishte arrestuar disa herë më parë, por ishte liruar.

Sipas tij, pas të shtënave, 35-vjeçari mori me vete ish-bashkëshorten e tij dhe u largua nga vendngjarja, ndërsa familjarët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Vetëm zhurmë dhe bërtisnin brenda. Nuk shkonim dot brenda se s’kishim armë. Ai bërtiste “hajdeni se do t’iu vras të gjithëve”. Morëm policinë, ka ardhur pas një ore. Doli nga dritarja, e mori edhe çupën peng, iku. Vajza qëndronte këtu. Kishin probleme, tre herë është arrestuar dhe tre herë ka dalë. Ishte në Tiranë para disa mujash me armë. Këtu ishte në arrest shtëpie. I thoshte vajzës “pa mua nuk e bën dot jetën, do t’i vras të gjithëve”. Ishte vrasje e paralajmëruar”, shprehet vëllai.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo