Deputetja Rina Ajdari në mbështetje të Rami Mislimit: Çdo kërcënim dhe dhunë ndaj gazetarëve është sulm ndaj lirisë së mediave





“Shpreh solidaritet me gazetarin Rami Mislimi dhe familjen e tij. Çdo kërcënim, presion apo gjuhë që nxit urrejtje dhe dhunë ndaj gazetarëve përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.
Liria e shprehjes dhe pavarësia e mediave janë shtylla themelore të një shoqërie demokratike dhe duhet të mbrohen pa asnjë kompromis. Presim që institucionet kompetente të reagojnë menjëherë, të zbardhin rastin dhe të garantojnë sigurinë e gazetarëve në ushtrimin e profesionit të tyre” ka shkruar deputetja e BDI-së, Rina Ajdari.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo