Çarshia e Vjetër nderon Adolf Ciborowskin





“Sot, në Çarshinë e Vjetër, zbuluam pllakën përkujtimore kushtuar urbanistit të shquar polak Adolf Ciborowski, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në ruajtjen e një prej simboleve më të rëndësishme të identitetit të Shkupit.
Pas tërmetit katastrofik të vitit 1963, kur po projektohej e ardhmja e qytetit, Adolf Ciborowski ishte ndër ekspertët ndërkombëtarë që mbështeti ruajtjen e Çarshisë së Vjetër si pjesë të pandashme të identitetit urban të Shkupit. Në një kohë kur ekzistonin qasje që favorizonin zëvendësimin e bërthamës historike me zhvillime tërësisht moderne, ai mbrojti idenë se trashëgimia historike duhej të ishte pjesë e vizionit të ri të qytetit.
Pllaka që vendosëm sot është një shprehje mirënjohjeje për këtë vizion dhe për kontributin e tij në ruajtjen e Çarshisë së Vjetër, e cila edhe sot mbetet një nga vlerat më të rëndësishme historike, kulturore dhe identitare të Shkupit” ka shkruar Izet Mexhiti.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo