Arrestohet në Serbi, Osman Selmani dhe i shqiptohet 30 ditë paraburgim





Familja e Osman Selmanit ka bërë të ditur se ai është arrestuar më 1 korrik 2026 nga autoritetet serbe në pikën kufitare Mutivodë, derisa po kthehej nga vendlindja e tij.

Sipas njoftimit të familjes, Selmani aktualisht ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd, ku po përballet me akuza që familjarët i cilësojnë si të pabazuara dhe të pavërteta.

“Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah”, thuhet në reagimin e familjes.

Familjarët kanë falënderuar të gjithë ata që u kanë ofruar mbështetje, lutje dhe fjalë inkurajuese gjatë kësaj periudhe, duke e cilësuar situatën si të vështirë për ta.

Deri më tani, autoritetet serbe nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar lidhur me rastin dhe akuzat ndaj Selmanit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo