Sot (31.07.2026) në ora 07:30, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar D.S. (58) nga fshati Raven, nën dyshimin për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një substancë e bardhë pluhur, marihuanë dhe fishekë pistolete. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim penal.TS