Arrestohet 23-vjeçari në Tetovë, drejtonte BMW pa patentë shoferi





Një 23-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël është arrestuar mbrëmjen e së dielës në Tetovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa poseduar patentë shoferi informon Tetovasot.

Sipas Policisë, më 20 korrik 2026, rreth orës 22:35, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë ndaluan për kontroll një automjet të tipit BMW me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte E.R. (23).

Pas verifikimeve u konstatua se ai po e drejtonte automjetin pa pasur leje drejtimi.

Policia e ka privuar nga liria 23-vjeçarin, ndërsa automjeti është konfiskuar përkohësisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo