Arrestohen dy persona në Shkup: Njëri hodhi marijuanë dhe sulmoi policët, tjetri tentoi të pengonte arrestimin





Sot në orën 01:30 në rrugën “Indira Gandhi” në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria M.K. (30) dhe A.M. (40), të dy nga Shkupi.

​Zyrtarët policorë kanë vërejtur M.K. se si ka hedhur një qese me marijuanë, ndërsa gjatë tentativës për të kryer kontrolle, ai ka sulmuar zyrtarin policor dhe ka tentuar të arratiset, por është parandaluar dhe është privuar nga liria. Ndërkaq, A.M. ka tentuar të pengojë zyrtarët policorë të privojnë nga liria dhe të shoqërojnë M.K., me ç’rast edhe ai është privuar nga liria.
​Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo