Adnan Azizi: Po të doja ta apostrofoj Talat Xhaferin në mënyrë pezhorative, do të flisja për JNA-në





Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, i është kundërpërgjigjur deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi, pas reagimeve të këtij të fundit ndaj deklaratave të bëra në seancën parlamentare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azizi tha se Xhaferi “e ka marrë përsipër epitetin ‘Avni Rustemi’”, të cilin, sipas tij, ai e kishte përmendur vetëm në parim dhe pa apostrofuar askënd në veçanti.
“Unë fola në parim dhe nuk apostrofova asnjë në veçanti. Po të doja ta apostrofoj Talatin në mënyrë pezhorative, do të flisja për JNA-në, për të regjistruarit si jugosllavë ose për ‘Komandant Skopsko’”, shkroi Azizi.

Ai gjithashtu akuzoi BDI-në për bllokimin e punës së Kuvendit, duke vlerësuar se pengimi i seancave dhe i miratimit të ligjeve që, sipas tij, nuk janë bërë gjatë 20 viteve të qeverisjes së kësaj partie, dëshmon mungesë vizioni politik.
“Sot t’i bllokoni seancat e Kuvendit dhe ligjet që nuk i keni bërë ju për 20 vjet, tregon qartë mungesën e kauzës dhe nevojën për teatër politik të bajatshëm”, përfundon reagimi i deputetit të VLEN-it.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo