16-vjeçari pa patentë del nga rruga me Golf në Jegunovcë, policia ia konfiskon automjetin





Një i mitur është arrestuar pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe u aksidentua në Jegunovcë informon Tetovasot .

Ngjarja ndodhi më 21 korrik në orën 09:20, kur 16-vjeçari nga Radusha, duke drejtuar një “Volkswagen Golf” me targa gjermane, doli nga rruga.

“I mituri nuk posedonte patentë shoferi. Automjeti është konfiskuar dhe ndaj tij do të ndërmerren masat përkatëse”, njofton SPB Tetovë.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo