Vdes papritur një grua në Lipjan, Policia nis hetimet





Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje në Lipjan.

Në raportin 24 orësh thuhet se njq grua ka raportuar në Polici se viktima “në rrethana të pa njohura pa pritur është shtrirë në tokë”, shkruan Reporteri.net.

“HETIM MBI VDEKJEN – Lipjan / 25.06.2026 – 09:55. Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare në rrethana të pa njohura pa pritur është shtrirë në tokë. Ekipi emergjent kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Reporteri.net

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo